Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë
në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori të shoqërisë.


Ai ka bërë me dije se Albin Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin.


Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se pushteti aktual
nuk bën buxhet zhvillimi sepse nuk dinë ta zhvillojë Kosovën.


“Po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin. Për
pushtet të vetin e bëjnë edhe korrupsionin masiv qeveritar. Mijëra
tenderë njëburimorë për këtë hesap i japin. Kurti me VV-në e tij të
majtë nuk bëjnë buxhet zhvillimi sepse as dinë as duan ta zhvillojnë
Kosovën, siç u pa në këto 5-6 vitet e tyre në pushtet. Kosova e varfër
është baza e pushtetit të tyre. I varfërojnë dhe i indoktrinojnë
njerëzit për t’i nënshtruar dhe sunduar. Në prag të zgjedhjeve – për ta
ruajtur pushtetin e vet – u japin lëmoshë. Kjo është teknologjia e tyre e
pushtetit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.


“Qytetarët tanë le t’i marrin paratë që prej buxhetit të shtetit
Qeveria e Vetëvendosjes po ua jep me synimin që ta marrë në këmbim votën
e tyre. Mirëpo, për mirëqenien e vet afatgjatë, për të mirën e shtetit
të vet, qytetarët duhet t’ua refuzojnë votën përbuzësve të Kosovës që e
duan pushtetin por jo shtetin. Do t’u kujtohet qytetarëve sigurisht që
Vetëvendosja e Kurtit është i vetmi formacion politik shqiptar që nuk e
ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, ka
shkruara ai.

Go to TOP