Hamiti: Dezertorët e lojcakët politikë janë të pakënaqur që s’po u bashkohen të tjerë
Anëtari i Kryesisë Qendrore të LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj disa figurave të pakënaqura brenda skenës politike duke i quajtur “dezertorë, të pabesë dhe lojcakë politikë”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hamiti ka ironizuar me ata që, sipas tij, kanë braktisur parimet e vërteta politike dhe tani kërkojnë përkrahje për kauzën e tyre personale.
“Dezertorët, të pabesët, lojcakët politikë janë të pakënaqur që s’po u bashkohen edhe njerëz të tjerë në kauzën e tyre ‘të drejtë’! Konvertitët kështu kanë qejf: t’i shtojnë radhët e veta,” ka shkruar Hamiti. /Kosova.info/
