Halil Çadraku fillon dëshminë në Hagë
Halil Çadraku e ka filluar dëshminë e tij të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Çadraku, i cili po përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, mban kodin 03873 dhe është dëshmitari i 107-të me radhë në këtë proces.
Kryegjyqtari Charles Smith III gjatë nisjes së seancës, e informoi dëshmitarin se refuzimi për të dhënë dëshmi mund të sanksionohet me gjobë.
Ai tutje i ofroi mundësi dëshmitarit që të dëshmojë në seancë të mbyllur që dëshmia e tij nuk do të dëgjohet për publikun, megjithatë Çadraku ka vendosur të dëshmojë në seancë të hapur.
