Hajni vjedh komplet arkën e një dyqani, pronarin e kërcënon me thikë

Një hajn ka vjedhur arkën e një dyqani në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prizren në vlerë të 250 eurove dhe bashkë me të është larguar.

Pronari i dyqanit kishte vrapuar për ta zënë atë, por në një distancë rreth 150 m larg dyqanit, i dyshuari e kishte nxjerrë thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e në bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin, K P i datëlindjes 1990 për rastin e vjedhjes grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021”, thotë policia.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën që e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh dhe i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren.

I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.

Go to TOP