Hajnat në Ferizaj hynë në shtëpi dhe ia vjedhin qytetarit revolen me 10 fishekë
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të dielën në Ferizaj është raportuar nga një person se ia kishin vjedhur një revole me 10 copë fishek.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një pistoletë me 10 copë fishek për të cilën armë viktima posedon leje për mbajtje.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njoftoi se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
