Haiti goditet nga një tërmet prej 7.2 ballësh

Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin e Haitit.

Tërmeti prej 7.2 ballësh të Rihterit goditi pjesën perëndimore të Haitit, teksa epiqendra ishte rreth 8 kilometra nga qyteti Petit Trou de Nippes, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët u thanë gazetarëve se ka viktima. Imazhet e ndërtesave të shkatërruara dhe të rrëzuara janë shpërndarë në media sociale.

Sipas Shërbimit Gjoelogjik të ShBA-së, tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra e tij ishte rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Port-au-Prince.

“Mund të konfirmoj se ka të vdekur, por ende nuk e dimë numrin e saktë”, tha Jery Chndler, drejtor i Mbrojtjes Civile në Haiti.

“Ne ende jemi duke mbledhur informacione”, tha ai për agjencinë AFP.

Haiti ende është duke u rikuperuar nga tërmeti i fuqishëm i vitit 2010.

Më 2010, nga një tërmet i fuqishëm u vranë mbi 200.000 persona dhe lëkundjet e tokës shkaktuan dëme masive në infrastrukturën dhe ekonominë e këtij shteti.

Go to TOP