Hadergjonaj u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni për të votuar – 28 dhjetori do të jetë festë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Hadergjonaj Bjeshka, ka drejtuar një thirrje të veçantë për bashkatdhetarët në mërgatë duke i ftuar që të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai theksoi se mërgata mbetet “shtylla e shtetit të Kosovës” duke rikujtuar kontributin e tyre të pandalshëm në të gjitha etapat historike të vendit.

“Pa ju, asnjë ngjarje apo zhvillim në Kosovë nuk e ka peshën e duhur,” u shpreh Hadergjonaj duke iu bërë thirrje mërgimtarëve që edhe këtë fundvit të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës tashmë është hapur dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025. Procedura mund të kryhet online përmes platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter

Në fund të mesazhit të tij, kandidati i LDK-së u shpreh optimist: “28 dhjetori do të jetë festë.”


Go to TOP