Hadërgjonaj: Morëm një pikë të rëndësishme në Izrael, të marten i duam tre

Kosova e ka nisur mbarë kampanjën për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.

“Dardanët” luajtën 1:1 të shtunën mbrëma kundër Izraelit.

E një ditë më vonë, futbollisti Florent Hadëgjonaj tha se arritën që ta marrin një pikët goxha të rëndësishme.

“Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, tha Hadërgjonaj.

Të martën, ekipi i Alain Giresse do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet me Andorrën.

“Kaltëreverdhët” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren./

Go to TOP