Gullit i zhgënjyer: `Futbolli është bërë i tmerrshëm`
Legjenda holandeze Ruud Gullit ka kritikuar ashpër futbollin modern, duke thënë se ka vendosur të mos shikojë më ndeshje.
Ish-lojtari i Milan dhe i Holandës është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes mes Arsenal dhe Chelsea.
Sipas tij, loja është bërë monotone dhe e mbushur me taktika të tepruara. Ai ka kritikuar lojtarët që kërkojnë me çdo kusht goditje këndi apo vonojnë rivëniet anësore.
Gullit ka theksuar se mungojnë dribluesit dhe lojtarët me personalitet në fushë.
Ai ka përmendur si shembull talentin e ri të Lamine Yamal, duke thënë se pret më shumë lojtarë që sfidojnë kundërshtarin një kundër një.
“Ku janë dribluesit? Pse të gjithë vetëm pasojnë?”, është shprehur ai, duke shtuar se futbolli duhet të rikthejë gëzimin dhe kreativitetin në lojë.
