Guimaraes afër rikthimit te Newcastle

Kapiteni i Newcastle United, Bruno Guimaraes, mund të rikthehet këtë fundjavë pas një mungese orej dy mujsh për shkak të një lëndimi.

Trajneri Eddie Howe ka thënë se lojtari është shumë i motivuar për t’u rikthyer, por vendimi do të merret pas stërvitjeve të fundit.

Guimaraes është golashënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon në Premier League me nëntë gola. Para lëndimit, forma e tij e mirë ka tërhequr interesimin e klubeve të mëdha si Real Madrid dhe Manchester United.

Ndërkohë, edhe sulmuesi Anthony Gordon po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por trajneri Howe kërkon përkushtim të plotë nga të gjithë lojtarët.


Go to TOP