Guild Eagles mbetet në garë, mposht Nexus

Ekipi kosovar me organizatë britanike Guild Eagles ka shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimit për Majorin e parë në CS2, duke mposhtur dhe njëkohësisht eliminuar organizatën Nexus.

Pasi pësuan dy humbje radhazi, GNE shënuan fitore me rezultat 2:1 në mape.

Fillimisht, GNE e nisi për mrekulli në mapin “De_Mirage”, duke shënuar fitore me rezultat 13:10, ku shkëlqeu Flatron ‘juanflatrro’ Halimi me 26 eliminime, ndihmuar nga Rigon ‘rigoN’ Gashi me 24 sosh.

Pas kësaj, GNE u mposht në mapin e zgjedhur nga organizata rumune, pra në ‘Vertigo’ me rezultat 8:13.

Kësisoj, u zhvillua edhe mapi i tretë në “De_Ancient”, ku bën një tjetër paraqitje fantastike për të fituar në fund me rezultat 13:7.

Në këtë map, të gjithë lojtarët ishin pak a shumë në një nivel, duke prirë Genc ‘gxx-’ Kolgeci me 18 vrasje.

GNE ka nevojë edhe për dy fitore, në dy ndeshje të mbetura që të kualifikohet, ose qoftë edhe një, sa për të siguruar një vend në “Challanger Stage”.

Më shumë gjasë, kundërshtari i radhës për ekipin kosovar do të jetë “OG”.

Go to TOP