Guardiola tregon arsyen pse nuk luajti Kevin De Bruyne në Madrid
Sikur të mos mjaftonte që për shkak të lëndimeve, Pep Guardiola nuk mundi të llogariste në Edersonin, Walkerin dhe Aken për ndeshjen në Madrid, në momentin e fundit ai mbeti edhe pa lojtarin më të mirë të mesfushës, Kevin de Bruyne.
Pas ndeshjes trajneri i Manchester Cityt zbuloi se Kevin de Bruyne kishte probleme shëndetësore në prag të fillimit të ndeshjes me Real Madridin (3:3).
“Kevin hyri në dhomën e zhveshjes dhe tha se nuk mund të luante. Pasi hëngri drekë, ai u sëmur dhe vjelli. Shpresoj se mund të mbështetemi tek ai për ndeshjen e radhës, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka theksuar Guardiola.
Reprezentuesi belg është pothuajse i sigurt se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundët Lutonit.
