Grupi i futbollit ndihmon njerëzit në nevojë përmes Kryqit të Kuq të Kosovës
Në një akt solidariteti dhe humanizmi, grupi i futbollit dhe miqtë e tij kanë ndërmarrë një nismë për të dhuruar veshmbathje për Kryqin e Kuq të Kosovës. Ky aktivitet zhvillohet në shënim të 28 Nëntorit dhe për të festuar dyvjetorin e grupit të futbollit, duke synuar të ndihmojë njerëzit në nevojë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Frymëzimi për këtë iniciativë vjen nga vetë themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant, i cili në vitin 1863 hodhi bazat e organizatës më të madhe humanitare në botë. Dunant, i prekur nga vuajtjet e të plagosurve gjatë luftërave, mobilizoi botën për të ndihmuar njerëzit në momente të krizës. Ideja e tij për ndihmë pa dallim dhe me shpirt të pastër është udhërrëfyesi ynë në këtë iniciativë.
Ky akt modest i grupit të futbollit dhe miqve të tij është një përpjekje për të ndihmuar dhe për të sjellë një ndryshim pozitiv në jetët e atyre që kanë nevojë.