Gruaja nga Lipjani dërgohet në mbajtje, sulmoi fizikisht bashkëshortin

Policia në Lipjan ka arrestuar një grua, e cila pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP