Gripi po i mundon shqiptarët, rreth 80-90 pacientë në ditë lajmërohen te Shërbimi Infektiv

Brenda një ditë në Shqipëri, 80-90 pacientë në ditë lajmërohen te Shërbimi Infektiv, me simptoma të gripit apo edhe të koronavirusit, të cilat nuk kanë arritur t’i menaxhojnë në kushte shtëpie.

Aty ka persona nga mosha 20-vjeçare deri në 80, raporton Top Channel.

Njëra nga gratë aty tha se temperatura e vajzës së saj është 38 gradë dhe se nuk po i bie.

Një tjetër tha se burri i saj është i prekur nga koronavirusi.

Nga 80- 90 urgjenca që paraqiten 12 prej tyre  prej tyre kanë nevojë të shtrohen.

Mjekja infeksioniste Migena Qato tha se moshat e reja që nuk kanë sëmundje të tjera menaxhohen më lehtë pasi temperatura dominohet me antiperitike.

Në gjendje më të rëndë dhe që kërkojnë me doemos të ndjekin terapitë në spital janë mosha 65 e vjeç e lart pasi kanë edhe sëmundje të tjera.

Ndonëse më të pakët në numër por në shërbimin infektiv nuk mungojnë rastet e prekur nga covidi.

Mjekët thanë se nga 90 raste vetëm 8- 9 konfirmon covid dhe grip, pjesa tjetër diagnostikohen me viroza me simptoma të ngjashme me gripin.

Go to TOP