Grenell në Tiranë, pritet në takim nga presidenti i Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur sot në zyrën e tij ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Është gjithmonë kënaqësi ta kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Meta në Twitter.