Granit Xhaka vjen me një super asistim tek goli i dytë i Martinellit ndaj Leeds United

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka dhuruar një asistim të bukur në golin e dytë të Arsenalit në përballje ndaj Leeds Unitedit.

Arsenali e ka nisur furishëm ndeshjen në udhëtim te Leedsi në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka arritur t’i shënojë dy gola në 29 minutat e parë të ndeshjes me shënues sulmuesi brazilian, Martinelli.

Goli i parë i brazilianit erdhi në minutën e 16-të nga afërsia, ndërsa i dyti në minutën e 29-të nga një aksion i bukur.

https://twitter.com/IFAST29/status/1472265577704177669?s=20

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili dhuroi një asistim të shkëlqyer nga gjysma e fushës për golin e dytë personal të Martinellit.

Go to TOP