Granit Begolli rikthehet në krye të FC Feronikeli 74, bashkohet edhe Arsim Tershani në shtabin teknik
FC Feronikeli 74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit.
Begolli, trajneri i njohur që udhëhoqi klubin drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e “Niklit” për të vazhduar rrugëtimin drejt objektivave të reja. Ai është një emër i dëshmuar në futbollin kosovar, me përvojë të gjerë në drejtimin e klubeve si Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera.
Në të njëjtën kohë, shtabi teknik i FC Feronikeli 74 përforcohet edhe me trajnerin Arsim Tershani.
Tershani është aktualisht trajner kondicional i Kombëtares U19 të Kosovës, ndërsa më herët ka qenë pjesë e shtabeve teknike të disa klubeve elitare të Superligës dhe Ligës së Parë, si Llapi, Malisheva, Ballkani, Ferizaj dhe Arbëria, ku ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen fizike të ekipeve.
Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli 74, që synon ta fuqizojë shtabin teknik me profesionalizëm, përvojë dhe vizion të qartë për sukses.
💚🖤 Mirë se erdhët dhe suksese në misionin e ri! /Kosova.info/
