Goli që të gjithë e kanë pritur – Messi me një realizim fantastik ndaj Cityt

Lionel Messi më në fund e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Paris Saint-Germainit, edhe atë në Ligën e Kampionëve.

Superylli argjentinas kaloi me bujë të madhe në kryeqytetin francez nga Barcelona, pasi vendosi të mos e vazhdonte kontratën me Blaugranët.

Mirëpo, në takimet e para me fanellën e klubit të ri nuk kishte arritur të shënonte dhe të gjithë e prisnin golin e tij.

https://twitter.com/CF_Comps/status/1442951372698050561?s=20

Dhe ky gol erdhi në raundin e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pikërisht në momentin kur i nevojitej skuadrës së tij.

Derisa PSG ishte në epërsi prej një goli dhe City bënte presion për të barazuar dhe reagimi i leo Messit ishte i mrekullueshëm, ndërsa goditja e tij u ndal në rrjetë (74’). 

Go to TOP