Gjysmëfinale interesante te hendbollistet

Me dy ndeshjet e së enjtes fillon plejofi në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në program janë gjysmëfinalet e para. Nga ora 16:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Samadrexha. Këto dy skuadra u përballën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa ferizajaset shënuan fitore pas dominimit në pjesën e dytë.

Ferizaj synon tjetër fitore, ndërsa samadrexhaset shpresojnë të reagojnë.

Në stinorin e rregullt të Superligës, Ferizaj përfundoi i dyti, ndërsa Samadrexha e treta.

Gjysmëfinalja tjetër vë përballë Istogun dhe Shqiponjën. Ndeshja e parë është të enjten prej orës 19:00 në Banjë.

Istogu të dielën e fitoi Kupën e Kosovës dhe është i motivuar maksimalisht për sukses edhe në kampionat. Istogu e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e parë. Shqiponja e Gjakovës ishte e katërta dhe do ta kërkojë befasinë në gjysmëfinale.

Në finale kalojnë skuadrat që i shënojnë nga dy fitore. /Kosova.info/


Go to TOP