Gjyqtarët Genc e Getoar Bujupi ndajnë drejtësinë në Evropë

Gjyqtarët Genc e Getoar Bujupi kanë debutuar në garat kontinentale për klube të hendbollit.

Federata e Hendbollit e Kosovës përmes një komunikate ka vlerësuar se FHK ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën evropiane.

“Pas thirrjes nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), dyshja Bujupi kanë drejtuar me sukses ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste. Të shtunën dhe të hënën, ata drejtuan ndeshjet mes skuadrës turke Gorele dhe Metalurg Avtokomanda nga Maqedonia e Veriut, të zhvilluara në Gorele, Turqi. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28, ndërsa ndeshja e dytë i takoi Metalurgut me rezultat 37:34. Megjithatë, tutje avancon skuadra turke”, ka komunikuar FHK. “Genc dhe Getoar Bujupi kanë treguar profesionalizëm në këto ndeshje që ishin sfiduese, duke fituar vlerësime të larta. Pas suksesit të tyre në Evropianin e të rinjve këtë verë në Prishtinë, pritet që ata të delegohen më shpesh për ndeshje të kupave evropiane në të ardhmen”.

Go to TOP