Në Pakistan, ku afërsisht 40 për qind e 240 milionë njerëzve janë analfabetë, simbolet elektorale luajnë një rol vendimtar për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve me të drejtë vote në procesin demokratik.
Një motoçiklist kalon pranë një muri ku është pikturuar një shigjetë që është logoja e Partisë Popullore të Pakistanit (PPPP), në një rrugë në Karaçi më 12 janar.
Simbolet elektorale vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që të dëgjohet zëri i votuesit në procese demokratike.Udhëtarët kalojnë pranë posterëve elektoralë në Ravalpindi më 9 janar, pak para zgjedhjeve të përgjithshme.
Pakistani do të mbajë zgjedhjet e reja më 8 shkurt. Për t’u siguruar që çdo qytetar me të drejtë vote të mund të marrë pjesë në procesin politik, çdo partie politike i caktohet një simbol unik që shfaqet pranë emrit të partisë. Simbolet elektorale të partive politike dhe kandidatëve shfaqen në një zyrë të Komisionit Zgjedhor në Ravalpindi më 15 janar.
Sistemi është krijuar për t’u siguruar që individët me aftësi të kufizuara në shkrim-lexim, të mund të marrin pjesë me votën e tyre në proces. Një punëtor printon një poster me figurën e ish-kryeministrit Nawaz Sharif, i cili drejton Ligën Muslimane të Pakistanit-N. Simboli për PMLN është një tigër.
Gjithsej 147 simbole që përfaqësojnë kafshë, objekte të pajetë, lule dhe madje edhe avionë luftarakë, janë regjistruar përkrah emrave të partive në të gjithë vendin. Një punëtor pakistanez në Karaçi krijon një poster zgjedhor me një karrige si simbol për partinë Allah-o Akbar Tehrik (AAT).Shitësit në Peshavar shesin flamuj të Partisë Kombëtare Awami (ANP), simboli i së cilës është një fanar.Punëtorët në Karaçi duke punuar kapela për Partinë Kombëtare të Baluçistanit (Mengal), me imazhet e liderëve të partisë dhe simbolin e tyre – sëpatën.Disa nga simbolet kanë shkaktuar polemika, sikurse këta mbështetës të partisë së ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) që mbajnë simbolin elektoral të partisë që është një shkop kriketi. Ata ishin mbledhur pas një seance dëgjimore jashtë Gjykatës së Lartë të Peshavarit në Peshawar më 10 janar. Mbështetësit e PTI-së mblidhen gjatë një tubimi zgjedhor në Hyderabad.
Gjykata e Lartë e Pakistanit më 13 janar ia ndaloi PTI-së të përdorë simbolin e saj tradicional elektoral në pengesën më të fundit të vendosur ndaj liderit të burgosur Imran Khan, para zgjedhjeve të përgjithshme.Një punëtor duke rregulluar posterë të partisë Jamaat-e Islami (JI) në Karaçi, me liderin e tyre Hafiz Naeem ur-Rehman dhe simbolin e partisë – një peshore.Punëtorë të ulur pranë një gardhi rrethojash ku janë ngjitur posterë si pjesë e fushatës zgjedhore në një rrugë në Ravalpindi.
Lista përfundimtare e kandidatëve do të publikohet nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit më 23 janar.
Punëtorët në një fabrikë në Karaçi duke qepur flamujt e Aleancës së Madhe Demokratike (GDA) — një yll i bardhë — dhe të Partisë Popullore të Pakistanit (PPP) — një shpatë.
Tashmë janë pranuar dokumentet e nominimit për rreth 23.000 kandidatë që garojnë për asamble kombëtare dhe lokale.Një punëtor pakistanez rregullon flamujt e partisë politike islamike Jamiat Ulma-e Islam Fazal (JUI-F) në Karaçi.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, shtypshkronjat në të gjithë Pakistanin po punojnë pa u ndalur për të përmbushur kërkesën për posterë, fletushka dhe produkte tjera për fushatë.