Gjuajtje me armë zjarri mes hajnave dhe pesë vëllezërve, reagon Policia

Pesë vëllezër në Prishtinë kanë përfunduar nën prangat e Policisë, pasi që të njëjtit janë konfrontuar me disa persona të panjohur që kishin tentuar të vjedhin në shtëpitë e tyre.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 21:00.

“Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja”, thuhet në njoftim.

Polica bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/

Go to TOP