Gjuajtën me armë, Policia sekuestron dy armë zjarri në Prizren dhe identifikon të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë zjarri në fshatin Planej të Prizrenit.

Me të marrë një informate për gjuajtje me armë zjarri më 7 mars, Policia është hedhur në aksion duke lokalizuar vendin, ku kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur 12 gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Pas një pune operative-hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin, ku nga i njëjti janë konfiskuar dy armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është nisur procedurë hetimore për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës dhe i njëjti është liruar më pas me procedurë të rregullt.

Go to TOP