Gjithçka gati për duelin Celje-Drita
Kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i përballjes ndërmjet NK Celje dhe FC Drita, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dy skuadrat do të ballafaqohen në takimin kthyes të fazës “play-off” në UEFA Europa Conference League, sfidë kjo vendimtare për kualifikimin tutje.
Gjithçka është gati për këtë duel tejet të rëndësishëm për të dy ekipet. Skuadra nga Gjilani synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, e cila përfundoi 3-2 në favor të Celjes.
Atmosfera në kampin e Dritës raportohet të jetë shumë e mirë, me futbollistët dhe stafin teknik që shfaqen optimistë për një rezultat pozitiv dhe një paraqitje dinjitoze në këtë udhëtim.
Takimi ndërmjet Celjes dhe Dritës nis në orën 18:45.
