Gjinovci: Terrorizimi i dëshmitarëve, arsyeja kryesore për Gjykatën Speciale në Hagë
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar duke theksuar se pikërisht praktikat e frikësimit të dëshmitarëve kanë qenë argumenti kryesor i ndërkombëtarëve për krijimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës.
Gjinovci shpjegon se presioni ndaj dëshmitarëve ishte një arsye e fortë për t’i vendosur këto procese në Hagë.
“Ju jeni duke dëshmuar se ata kishin të drejtë,” shkroi Gjinovci duke theksuar se dëshmitarët më pak të fuqishëm do të përballeshin me rreziqe edhe më të mëdha. /Kosova.info/