Gjermania miraton ligjin e ri të të shtetësisë – vlen vetëm për pasardhësit e viktimave naziste

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar ndryshimet që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë nga pasardhësit e atyre që u larguan nga persekutimi nazist.

Sipas ligjit gjerman, njerëzve u është hequr shtetësia mbi baza politike, racore ose fetare mund t’ua rikthehet ajo, e po kështu edhe pasardhësve të tyre.

Por boshllëqet ligjore kishin parandaluar shumë njerëz të përfitonin, raporton bbc.

Aktivistët thonë se lëvizja lejon shumë të rilidhen me trashëgiminë e tyre gjermane, veçanërisht në komunitetin hebre.

Kushtetuta e pas luftës në Gjermani lejonte rikthimin e shtetësisë, por mungesa e një kuadri ligjor bëri që shumë njerëz tu refuzoheshin aplikimet.

Disa u mohuan sepse paraardhësit e tyre kishin marrë një shtetësi tjetër para se t’u hiqej shtetësia.

Për të tjerët ishte sepse ata kishin lindur nga një nënë gjermane, por jo një baba gjerman.

Një dekret ligjor u miratua në vitin 2019 për të ndihmuar në mbylljen e këtyre boshllëqeve. Tani që ka kaluar dhomën e ulët të Bundestag të Gjermanisë, me një shumicë të madhe, aplikantët e ardhshëm do të kenë një bazë ligjore më të fortë për apelimin e tyre.

Ligji përfshin gjithashtu ata që u privuan drejtpërdrejt nga shtetësia e tyre, por, duke pasur parasysh kalimin e kohës, pasardhësit do të jenë përfituesit kryesorë.

Ligji i ri ndalon gjithashtu natyralizimin e njerëzve të dënuar për veprime raciste, antisemitike ose ksenofobe.

Masa vjen ndërsa Polonia fqinje vihet në qendër të vëmendjes për një projektligj që kritikët thonë se do ta bënte më të vështirë për hebrenjtë të rimarrin pronat e kapura nga pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Projekt-ligji, miratuar nga dhoma e ulët parlamentare e Polonisë të enjten, është dënuar nga ShBA dhe Izraeli.

Go to TOP