Gjermani: Boksieri shqiptar feston me plis në kokë

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, ka arritur edhe një fitore.

Ai e ka mposhtur kundërshtarin e tij Ajubi, me knock-out.

Lufta u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

E pas fitores, boksieri shqiptar e ka vendosur plisin në kokë.

Siç shihet në pamje, ai në pjesën e majtë të gjoksit e ka tattoo shqiponjën “dykrenare”, simbol i identitetit kombëtar.

Shkodrani, deri më tani ka nëntë lufta të zhvilluar, dhe nga to të gjitha i ka të fituara.

Më herët shqiptari kishte pasur një meç edhe me një boksier serb, të cilin e kishte hedhur në dysheme. /Kosova.info/

Go to TOP