Gjendet i vdekur një i ri në Pejë

Një i ri është gjetur pa shenja jete në fshatin Sferkë të komunës së Pejës.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës së djeshme.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Dje është raportuar në orët e pasdites, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendndodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjëherë në vend të ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen”.

Go to TOP