Gjendet Gëzim Trakaniqi, u shpall i zhdukur më 22 maj

Gëzim Trakaniqi nga Peja, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga data 22 maj është gjetur të enjten në gjendje të mirë shëndetësore. Kështu kanë bërë të ditur nga policia.

“Me datё 23.05.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, nga familjarёt ёshtё raportuar se personi Gёzim (Shaban) Trakaniqi, ёshtё larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe nuk dihej pёr vendndodhjen etij.

Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur, gjithnjë nё koordinim me Prokurorin e shtetit. Me autorizim tё Prokurorit tё shtetit me qellim tё lokalizimit tё tij ёshtё bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët.

Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr gjetjen e personit tё zhdukur. Sot me datё 30.05.2024, nga njё patrull Policore nё qytetin e Gjakovёs, ёshtё hasur nё personin e zhdukur, i cili pas identifikimit ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Gjakovё, e mё pas i njëjti ёshtё sjellur nё Sektorin Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё pёr intervistim.

Pas kontrollit mjekësor nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit viktima u dorëzohet familjarëve”, thuhet në komunikatën e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP