Gjendet e vdekur një femër në Pejë, rasti nën hetim

Një femër është gjetur pa shenja jete në një banesë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:39 në rrugën “Adem Jashari”, në Pejë.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Hetim i vdekjes. Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar  në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raport.

Go to TOP