Gjenden të vdekur pesë anëtarë të një familje në jug të Berlinit

Pesë anëtarë të një familje u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në jug të Berlinit.

Sipas prokurorisë së Cottbusit viktimat janë prindërit e moshës 40 vjeç dhe tre fëmijët e tyre të moshës 4,8 dhe 10 vjeçare.

Tek trupat e viktimave janë gjetur plagë të armës së zjarrit dhe të thikës.

Akoma nuk dihet nëse autori është njëri nga viktimat apo e bëri dikush tjetër këtë akt tragjik.

Mësohet se familja gjendej e izoluar në karantinë për shkak të masave COVID-19, por që akoma nuk është konfirmuar nga ana e policisë.

Ajo që ndodhi në të vërtetë në Senzig, një qytet i vogël në Koenig Wusterhausen, mbetet një mister i hapur.

Hetuesit qëndruan shumë orë në vendin e ngjarjes për të mbledhur gjetje që mund të shpjegonin diçka më shumë në orët ose ditët e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse policia ka arritur të gjejë ndonjë armë apo thikë me të cilët dyshohet se është kryer kjo vrasje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas denoncimit nga një fqinj, i cili ka parë trupa të pajetë në shtëpi.

Tragjedia ka tronditur të gjithë lagjen.

Go to TOP