Girona fiton me përmbysje ndaj Almerisë
Girona ka shënuar fitore ndaj Almerisë me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Leo Baptistao, në minutën e 2’, teksa i njëjti lojtar shënoi edhe njëherë në minutën e 24, për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave Almerisë.
Megjithatë, Girona e përmbysi rezultatin brenda gjashtë minutave. Fillimisht realizoi Ivan Martin, në minutën e 37, teksa Artem Dovbyk, dy minuta më vonë e barazoi rezultatin.
Dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Dovbyk e kaloi për herë të parë në epërsi Gironan.
Në pjesën e dytë, Savio e thelloi epërsinë e Gironas, me një gol në minutën e 71’.
Ndërkohë, fitoren e Gironas e vulosi Cristhian Stuani, në minutën e 85’, për rezultatin final 5-2.
Girona pas 10 xhirove renditet në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara.
