Grumbullimet seleksionuese për Kosovën U20, meshkujt

Federata e Volejbollit të Kosovës njofton të gjithë volejbollistët se gjatë kësaj jave do të fillojnë grumbullimet për seleksionimin e volejbollistëve që do ta përfaqësojnë Kosovë në Kampionatin Ballkanik U20, në konkurrencën e meshkujve.

Në këto seleksionime kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë volejbollistët që kanë lindur në vitin 2003 ose më të rinj.

Në lidhje me kohën dhe vendin e grumbullimeve Federata e Volejbollit të Kosovës do të njoftojë me kohë. /Kosova.info/

Go to TOP