Grenelli i reagon Sveçlës pas dëbimit të ruses Aslamova: Po krijon një precedent të tmerrshëm

Ish i dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialog Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për dëbimin e ruses Daria Aslamova.

Rusja Aslamova u arrestua të shtunën ndërsa po tentonte të hynte në Kosovë nga pika kufitare në veri. Aslamova nga disa shtete shihet si spiune ruse.

Ministri Sveçla të dielën njoftoi se Aslamova është shpallur person i padëshirueshëm në Kosovë dhe e ka të ndaluar hyrjen për pesë vjet.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Grenell nëpërmjet rrjeteve sociale, që ka thënë se Sveçla po krijon një precedent të tmerrshëm.

“Derisa ke çdo të drejtë të dëbosh çdo individ pro-rus (apo këdo) që nuk të pëlqen, me këtë po krijon një precedent për qeveritë tjera që t’i ndalojnë zyrtarët nga Kosova të cilët nuk i kanë qejf. Është precedent i tmerrshëm. Po ashtu edhe refuzimi i stikersave serbë në targat e automjeteve”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Go to TOP