Gërvalla iu kthehet Daçiqit: Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm, do ta dëshmojnë

Pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ia përmendi kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla deklaratat e saja kur thoshte se do të dorëzojë dosje në Gjykatën Speciale, kjo e fundit iu kundërpërgjigj.

Daçiq tha se Gërvalla ka ndihmuar të akuzohen krerët e UÇK-së, duke bashkëpunuar me familjarët e viktimave të pretenduar.

Kurse ajo tha se nuk ka nevojë të përfshihen këto deklarata, duke shtuar se Thaçi dhe të tjerët janë të pafajshëm dhe çdo argument është në anën e tyre.

“Hashim Thaçi do të dëshmojë se UÇK, ai vet dhe të tjerët kanë që po akuzohen kanë çdo argument në anën e tyre dhe janë të pafajshëm në ato akuza.”

Go to TOP