Gërvalla dhe Keating flasin për bashkëpunim ekonomik Kosovë-ShBA

Rritja ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-ve në transformimin e burimeve të energjisë si dhe fuqizimi i rolit të ShBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kongresistin demokrat William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington.

Në njoftimin për media të MPJD-së, thuhet se gjatë takimit ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin amerikan Keating rreth veprimeve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, informalitetit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.

Gjithashtu thuhet se Gërvalla dhe kongresisti Keating folën edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Go to TOP