Geci: Opozita po e saboton shtetin – koha që të futen në zgjedhje dhe të flasë populli
Veprimtari i njohur, Halil Geci, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së opozitës në Kosovë duke i bërë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të ndalë lutjet për bashkëpunim me një opozitë që, sipas tij, po vepron kundër interesave të shtetit.
“Opozita që sot bojkoton institucionet ka humbur legjitimitetin dhe po vepron në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës – jo të Kosovës,” ka deklaruar Geci.
Ai theksoi se Kryeministri Kurti e ka fituar besimin e qytetarëve me votë të pastër dhe se madje vetëm me Listën Guxo ka marrë më shumë përkrahje se të gjitha partitë opozitare së bashku.
“Opozita e sotme është zgjatim i interesave të Beogradit dhe Moskës. Kanë blerë vota, kanë vjedhur vota, kanë shantazhuar qytetarë – dhe sërish nuk ia dolën. Sot, duke bojkotuar institucionet, po e sulmojnë shtetin nga brenda. Ky nuk është veprim politik, është sabotim,” u shpreh ai.
Geci paralajmëroi se sabotimi i institucioneve është një formë bashkëpunimi të heshtur me Listën Serbe dhe kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje për të rikthyer legjitimitetin politik.
“Nuk mund të jesh me Kosovën ditën, dhe me Serbinë natën. Koha që maskat të bien. Futini në zgjedhje – dhe le të flasë populli,” përfundoi ai. /Kosova.info/
