Gazmend Hoxha pret ambasadorin francez Guerot, diskutojnë për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend, për bashkëpunimin e PK-së me Ambasadën e Francës.

“Gjatë takimit u shfaq po ashtu gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP