Gazmend Halilaj ‘trondit’ krerët e UÇK-së në Hagë: Kanë vepruar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” – përmend disa viktima!

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka tronditur të akuzuarit e Gjykatës Speciale me një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook.

Halilaj shkruan se të akuzuarit e Gjykatës Speciale kanë vepruar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, që sipas tij, kanë keqpërdor UÇK-në që të vijnë në pushtet.

Ai pyet se kush i dha të drejtë vetës që të ekzekutoj Haki Imerin, Xhemjal Mustafën, Behadin Hallaqin, Ahmet Krasniqi, komandant Drinin, Ismet Racin dhe shumë të tjerë?

Avokati Halilaj shton se në traditën e shqiptarit nuk ka qenë kurrë që em vra civilë me duar të lidhura dhe prezent familjes, shkruan BS.

Shkrimi i plotë:

Miq të dashur. Propaganda, kinse Gjyakta Speciale po e gjykon UÇK- në, kinse Ne të akuzuarit po gjykohem për Ju, duhet të shpallet si “gënjeshtra e shekullit” (.)

Ngoni miq. Të akuzuarit e Gjykatës Speciale vërtet kanë vepruar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” të cilët e kanë Keqpërdorë UÇK-në, si vlerën me të madhe të historisë tonë, me qëllimin e vetëm që: të vijnë në pushtet, ta mbajnë pushtetin, dhe përmes tij, të grabisin çdo gjë.

Kush i dha të drejtë vetës ta ekzekutoj veprimtarin Haki Imeri, Xhemajl Mustafa, Behadin Hallaqi, Ahmet Krasniqi, komandant Drini, Ismet Raci e shumë tjerë.

Kurrë në traditën e shqiptarit s’ka qenë me vra civilë, duart lidhë, prezent familjes etj etj.

Mbi të gjitha. Kosova nuk mund të ec para me Krime të pazbuluara…

Go to TOP