Gaza, ndërgjegje e vrarë e njerëzimit
Shkruan: Besim XANI
Sot bota ka nevojë që të udhëhiqet nga intelektual humanist e jo nga gangstera që fatkeqësisht po ndodh aktualisht, çuditna çfarë gjumi bëjnë Netanyahu e Trumpi pasi të shohin fëmijët duke vdekur nga urija a thua kanë e rrezikuan fëmijët kjo është e turpshme sepse është vrasje me gjakftohtësi, kjo nuk falet nuk ka vend për krenari Trumpi duhet ta mbajë kokën ulur, Netanyahu duhet të gjendet në hagë te Ratko Mlladiqi. Edhe pse na ka çliruar Amerika dhe na ka përkrahur Izraeli nuk guxojmë të jemi kundër humanizmit, ne duhet të jemi kundër çdo vdekje civile por Kosova nuk ka kësi intelektualesh, me guximin e Orhan Pamukut që e thotë të vërtetën edhe atëherë kur është e rrezikshme, për Kamy intelektual është ai që nuk hesht kur e sheh viktimën jo vetëm aj që mendon e shkruan, por ai që e ngreh zërin kundër padrejtësisë dhe i del në mbrojtje qenies njerëzore, ky është intelektuali, unë se kam ditur që Kosova nuk paska intelektual sepse intelektuali pa ndërgjegje morale nuk është asgjë, asnjë shkrim, asnjë zë nuk u dëgjua as nga Akademia as nga Universiteti i Prishtinës nga askush madje asnjë protestë e vogël e popullit të cilët e kanë përjetuar vetë këtë gjenocid. Borgesi na mësoi se madhështia e njerëzimit qëndron në atë se ata gjithmonë i përkrahen Trojanët kurrë Grekët, kah po shkon njerëzimi tash lehtë është të pozicionohesh kah i forti, është lehtë të heshtësh por ai nuk është humanizëm por servilizëm. Kurse tash njerëzimi i marrë po bëhet me Grekët jo me Trojanët. Ne vetë e kemi përjetuar dhe vuajtur luftën, faleminderit për çlirimtarët e botës edhe Izraelitët na ndihmuan në luftë, por ne nuk guxojmë të heshtim kur shohim fëmijë 4 vjeqar të vdekur nga urija në Gaza të Palestinës por duhet të solidarizohemi me viktimat në emër të humanizmit. Më thuani mua kë e rrezikoj fëmija 4 vjeçar që vdiq nga uria… është e tmerrshme nuk besoj që ka ndodhë edhe në luftën e Trojës kësi krimi aq më keq në shekullin 21 kur njeriu pretendon që ka arritur shumë, nuk ka faj Seneka kur thotë: “Mos i beso fytyrës së njeriut, sepse ai në shpirt është bishë.” Është fat që ky komb është i vogël në numër edhe në territor se do ta shfaroste njerëzimin, a për Amerikën është turp, turp… Donald Trumpi ia zhduki imazhin Amerikës si superfuqi humanitare, vetëm vdekja e ati vogëlushi 4 vjeqar nga uria, e bën që Izraelin dhe Amerikën mos ti shikojmë
me sy simpatik. Kamy i madh si ndërgjegje e evropës tha: “unë njoh vetëm një të vërtetë në këtë botë, mishin dhe gjakun e njeriut asgjë tjetër nuk më intereson” ai nuk thotë i Francezit por nënkuptohet që aludon për çdo vdekje të qenies njerëzore që është vdekje e dhunshme. Për fat të keq njerëzimi po shndërrohet në xhungël plus Trumpi kërkon nobelin e paqës sa qesharake… duke e ndihmuar Izraelin që Palestinezët të vdesin nga uria kjo është barbari nuk është qytetërim.
