Gasperini kërkon përqendrim maksimal ndaj Liverpool-it

Pavarësisht fitores së thellë prej 3-0, në udhëtim tek Liverpooli, megjithatë, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij në duelin kthyes kundër Liverpoolit.

Atalanta dhe Liverpool do të ndeshen nesër mbrëma në Bergamo në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Europa League.

“Do të luajmë sikur të kishte dalë 0-0 ndeshja e parë, është një gabim që nuk duhet ta bëjmë nëse mendojmë për rezultatin në Angli”, ka thënë Gasperini.

“Liverpooli është një skuadër madhështore, ndër më të fortat në botë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të zbresim në fushë me mendimin për të shënuar”, ka pohuar strategu italian.

Ndeshja Atalanta-Liverpool fillon në orën 21:00. 

Go to TOP