Milazim Gashi, ekspert sigurie në Kosovë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ndaj Kurtit ka pasur një paralajmërim, por një kërcënim direkt në rast se kryeministri tejkalon disa norma shtetërore.
Nuk ka qenë kërcënim direkt, por në realitet ka qenë paralajmërim, se në rast se Kurti tejkalon disa norma shtetërore siç është emblema e UÇK-së dhe aleatët tanë, aty pastaj të gjithë anëtarët e Shoqatës së Veteranëve do i hakmerren Kurtit.
Ka qenë një mesazh, nga përfaqësuesit e shoqatës së veteranëve të luftës duke nuhatur situatën politike ku shihet qartë që qeveria Kurti është barrikaduar me pozicionimin e tij individuale, prandaj të gjitha organizatat, jo vetëm shoqatat po shohin një qeverisje që është e barrikaduar me sindromën e vet dhe përfaqësuesit politik të VV nuk po munden të tregojnë se në çfarë formati po orientohet Kurti për krijimin e institucioneve të reja dhe bllokimin e instancave.
Sipas Gashit Serbia duhet ta orientojë vijën e vet ushtarake drejt aleancës së NATO-s.
Serbia është në pozicionin më të dobët sa i përket sigurisë brenda territorit. Serbia nuk ka asnjë mundësi të jetë aleate e ndonjë klani destabilizues nga një direktivë nga Rusia apo Kina. Nuk i kalkulon shumë mirë.
Serbia duhet ta orientojë vijën e vet ushtarake drejt aleancës së NATO-s.