Ganimete Musliu: Këtë vit nga FSK-ja janë larguar 16 pjestarë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se vetëm në fillim të vitit 2023 nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë larguar 16 pjestarë.

Ajo e ka quajtur këtë si “trend friksues” dhe se duhet të reagojmë menjëherë.
Ndryshe, në ligjin për pagat janë përfshirë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat qeveritare, pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë përfituar rritje page.

Me koeficientin e ri të ligjit për paga, një ushtar i thjeshtë do të paguhet 588 euro.

Go to TOP