Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”.

https://twitter.com/GaniJakupi/status/1787081598334038275?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1787081598334038275%7Ctwgr%5E177e9878e7d745df19744446ea38a697e74e473c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgani-jakupi-i-beson-e-i-gezohet-lajmit-te-rreme-per-shkarkimin-e-escobar-shume-e-jetimin-paska-me-lane-nkosove%2F

Lajmin e shpërndarë edhe nga Gani Jakupi i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti falsifikim.

Një zëdhënës i DASH-it tha se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij.

Go to TOP