Gani Geci i quan “kondoma” zyrtarët e partisë Guxo

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka kritikuar ashpër zyrtarët e partisë Guxo.

Ai ka përdoru ndaj tyre një term fyes, duke thënë se ata janë ‘kondoma’ të LVV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Geci ka shkruar se populli tani ka filluar të kupton se kush janë këtë zyrtarë.

“Që 6 vjet kam fillu me shpjegu që LVV dhe PDK janë krejt të njëjtë. PDK e viteve 1999–2004 është e njëjtë sikur kjo LVV e viteve 2019–2025. Edhe më të këqij se këto dy palë janë këta ‘kondomat’ e LVV që i thonë vetit GUXO. Tani ka fillu me e kuptu edhe populli kush janë këta komunistë, bashkë me këtë neokomunistin me prejardhje nga Cerrnagorja dhe Dejonën Mihajli me prejardhje nga Greqia. Dalë-ngadalë do ta kuptojnë të gjithë”, ka shkruar ai.

Go to TOP