Gabriel Jesus shënon sërish për Arsenalin
Arsenal e ka arritur edhe një fitore tjetër në ndeshjet miqësore parasezonale.
Ekipi i udhëhequr nga Mikel Arteta, ka arritur të fitojë me rezultat 2:0 kundër Evertonit.
Një nga futbollistët e “Topçinjve” i cili po shkëlqen në ndeshjen përgatitore është Gabriel Jesus.
Ai shënon sërish kundër skuadrës nga Liverpooli.
Jesus deri më tani ka shënuar tre gola në dy ndeshje.
