“Gabimet na kushtuan”, Pioli flet pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve

Stefano Pioli pranon se gabimet e Milanit u dëshmuan ‘të kushtueshme në këtë nivel’ në humbjen 2-1 ndaj Liverpoolit, pasi ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Kuqezinjtë e dinin se kishin nevojë për një mrekulli duke shkuar në ndeshjen e fundit të grupit, pasi duhej të mposhtnin Liverpoolin dhe të shpresonin që Porto të barazonte me Atletico Madridin, ose që spanjollët të fitonin pa përmbysur diferencën e përgjithshme të golave.

Ashtu siç ndodhi, Atletico fitoi 3-1 në Portugali dhe Milani gaboi ndaj Reds duke humbur 2-1 dhe duke mos arritur kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“E dinim se ky grup ishte tepër i vështirë, dhe po ashtu ishte edhe ndeshja e sotme (e martë), por për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbanim një ritëm mjaft të lartë dhe bëmë shumë gabime, të cilat në këtë nivel janë të kushtueshme”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

“Ka keqardhje, sepse mendoj se merituam më shumë, veçanërisht kundër Atletico Madridit dhe Portos në shtëpi. Thënë këtë, mund të ndodhë në këtë nivel për një skuadër kaq të papërvojë”.

“Ne kemi parë llojin e kundërshtarëve që ka në Evropë, cilësinë dhe fokusin e nevojshëm, kështu që do të mësojmë nga kjo. Qëndrimi në Evropë ishte objektivi ynë, por ne do të përpiqemi të marrim mësimet nga kjo përvojë dhe të vazhdojmë të rritemi”.

“Është zhgënjyese, por do të ndihmojë procesin e rritjes dhe ne kishim nevojë për përvoja të tilla për të na bërë më të fortë në të ardhmen”, përfundoi italiani.

Shumë tifozë të Milanit do të jenë të lumtur të përfundojnë në fund të grupit, pasi si Interi sezonin e kaluar, kjo do të thotë se ata tani mund të përqendrojnë të gjitha burimet e tyre në ndjekjen e Scudettos në Serie A.

Go to TOP