Fushë Kosovë: Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture, flet Policia

Është shtënë me armë në drejtim të një veture në Fushë Kosovë.

Rastin për Express e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë ë Kosovës.

Ai ka teguar se njësitë relevante policore janë dalë në vendin e ngjarjes. “Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri. Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, ka thënë Hoxha.

Go to TOP