FSK zhvillon stërvitje ushtarake sot në zonën e Gërmisë
Forca e Sigurisë së Kosovës do të kryejë stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë sot gjatë ditës.
Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook, gjatë ditës do të zhvillohet një marshim kondicional i FSK-së. Kjo nënkupton prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren dhe lëvizje të këmbësorisë.
Komuna ka bërë të ditur se aktiviteti është pjesë e planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.
“Ju njoftojmë se FSK-ja, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë një stërvitje ushtarake, përkatësisht marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, thuhet në njoftim.
